Aksident i rëndë/ Po lëvizte me biçikletë, gruaja përplas për vdekje me makinë 73-vjeçarin

May 25, 2020 | 10:37
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Krujë, ku një 73-vjeçar ka humbur jetë.

Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 09:55, ku 73-vjeçari me inicialet N.N., i cili po lëvizte me biçikletë, u përplas për vdekje nga një makinë tip “Fiat” që drejtohej nga një 33-vjeçare me inicialet N.N..

biciklete
foto ilustrim

Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në polici, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Më datë 25.05.2020, rreth orës 09:55, në Fushë Krujë,  mjeti tip “Fiat” me drejtuese shtetasen   N.G.,33 vjeçe, ka aksidentuar shtetasin N.N., 73  vjeç, banues në Fushë Krujë, i  cili po lëvizte me biçikletë, e për pasojë shtetasi N.N ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.

Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në  Polici për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura