Përballja në gjyq me Shuzallin, i shtohen masat e sigurisë Ylvi Beqjas

May 11, 2017 | 15:49
SHPËRNDAJE

Dyshimet se jeta e Ylvi Beqjas, mund të jetë në rrezik ka detyruar Zyrën për Mbrojtjen e Dëshmnitarëve te Drejtësisë, të shtojë masat e sigurisë për biznesmenin dhe familjen e tij.

Biznesmeni Ylvi Beqja
Biznesmeni Ylvi Beqja

Lajmi konfirmohet nga burime të besuara të “BalkanWeb”, të cilat bënë me dije se prej të paktën dy javësh, biznesmeni i penduar në çështjen kundër Emiljano Shullazit, po ruhet nën masa të rrepta sigurie.

Zyrtarisht, Drejtoria e Policisë së Shtetit, nuk preferoi të jepte komente për këtë çështje, por burimet pohuan për “BalkanWeb” se masat u ndërmorën pas dyshimeve se jeta e Ylbi Beqjas, mund të ishte në rrezik nga të pandehurit apo persona të tretë, të cilët kanë interes të drejtpërdrejtë për çështjen në fjalë.

Mësohet se në bazën ku Beqja mbahet në ruajtje, qëndrojnë forca të shumta speciale dhe policie, për të shmangur cdo kontakt të tij me persona që mund të përbëjnë rrezik potencial për të.
Ylvi Beqja, është dëshmitari kyç kundër Emiljano Shullazitr dhe të pandehurve, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shuillazi.

Pesë të pandehurit akuzohen për gjiobëvënie ndaj biznesmenëve, Ylvi Beqja, Jani Zaka e Adriatik Kërçuku, shkatërrim të pronës me tritol, krime të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe kërcënimin e profesor Mynyr Konit.

Dje në gjykatën e Krimeve të Rënda nisi procesi ndaj Shullazit dhe miqve të tij, por ndonëse u zhvilluan dy seanca brenda ditës, prokuroria nuk mundi ta lexojë kërkesën për gjykim pasi u përball me kërkesat e shumta të avokatëve të të pandehurve. Seanca e radhës ndaj Shullazit, pritet të zhvillohet me datë 23 maj. Ndërkohë, ndryshe nga me herët, në seancat e së mërkurës, Emiljano Shullazi u paraqit personalisht në gjykatë bashke me katër miqtë e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura