PD kallëzon në SPAK 5 ish-funksionarë për përdorimin e vulës dhe simboleve të selisë blu (EMRAT)

Dec 13, 2021 | 12:26
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka kallëzuar sot në SPAK 5 përfaqësues të lëvizjes Berisha për falsifikimin e vulës së Partisë Demokratike. 

kallezime 2.2

Ata janë deputetët Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, si dhe Ivi Kaso e Ervin Minarolli. Këta të fundit ishin organizatorët e Kuvendit të 11 Dhjetorit, ku sipas rezultateve të votimit, ata miratuan shkarkimin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Në njoftimin për media të selisë blu thuhet se: “Bëhet fjalë për veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 190 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal

Në kallëzim drejtuar SPAK-ut thuhet se këta janë përsona që kane patur funksione në PD, kanë dijeni për rregullat e statutit, dhe e kanë kryer veprën penale të përdorimit të vulës dhe simboleve për të realizuar qëllimet e tyre, pavarësisht se ishin në dijeni të pasojave ligjore. PD e ka depozituar kalëlzimin në SPAK, pasi 3 nga të kallëzuarit janë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë“, vijon njoftimi.

PD VUILA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura