Këshilli Kombëtar i PD, zgjidhet kryetari i ri! Ja kush e zëvendëson Edi Palokën, ndryshime edhe tek sekretarët

Dec 23, 2021 | 18:30
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur Këshillin Kombëtar pasditen e sotme, ku ka vendosur për emrat që do të zëvendësojnë kryetarin e këtij institucioni, disa sekretarë dhe anëtarë të Kryesisë.

Arta Sakja Paloka

Burime për gazetarin e Panorama.al, Maringlen Kume bëjnë të ditur se vendin e Edi Palokës, do ta zërë Arta Sakja si kryetare e Këshillit Kombëtar.

Indrit Sefa ka zëvendësuar Ivi Kason si Sekretar për Çështjet Zgjedhore, ndërsa Flamur Hoxha është emëruar si Sekretar Organizativ, pas shkarkimit të Ervin Minarollit.

Kreshnik Çollaku është emëruar Sekretar për Diasporën. Në postin e ri si Sekretar për Pushtetin Vendor, është emëruar Roland Bejko.

Gjithashtu Panorama.al mëson se janë vendosur si anëtarë kryesie Helidon Bushati, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunkshi, Agron Kapllanaj dhe Xhelal Mziu.

Ivi Kaso-Indrit Sefa

SHKARKIMET NGA KRYESIA, SEKRETARIATET DHE KËSHILLI KOMBËTAR

10 ditë më parë, kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi Këshillin Kombëtar të PD-së ku u vendos shkarkimi i kreut të këtij institucioni, që e mbante Edi Paloka.

Gjithashtu gjatë mbledhjes u vendos dhe shkarkimi i disa prej anëtarëve të Kryesisë si dhe të disa sekretarëve.

Fleta e votimit:

A jeni dakord me propozimin e kryesisë për shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka

Anëtarëve të kryesisë:

Flamur Noka
Aldo Bumçi
Gent Strazimiri
Albana Vokshi
Oerd Bylybashi

Si dhe sekretarëve:

Ervin Minarolli
Ivi Kaso
Belind Kelliçi
Ledina Mandia

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura