Nje ngjarje e rende eshte shenuar diten e sotme ne qytetin e Pogradecit ku mesohet se nje 49- vjeçar ka vrare gruan e tij.
“Më datë 24.09.2017, jemi njoftuar se në fshatin Blacë, B.M, rreth 49 vjeç, për motive të dobëta, dyshohet të ketë vrarë me mjete të forta (sqepar dhe thikë) në banesë, bashkëshorten e tij shtetasen D.M, rreth 49 vjeçe.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.
Autori i dyshuar i ngjarjes po shoqërohet në Komisariatin e Policisë. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thuhet ne njoftimin e policise.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al