‘Çmendet’ burri nga Peqini, godet me thikë 61-vjeçarin

Oct 6, 2017 | 20:31
SHPËRNDAJE

Një person është shpallur në kërkim pasi ka goditur me thikë një 61-vjeccarë. Policia bën të ditur se është vënë në ndjekje të autorit me inicialet K.C., 41 vjeç banues në Peqin i cili për motive të dobëta ka plagosur me thikë shtetasin me inicialet E.Sh., 61 vjeç banues në Peqin.

thike-vrasje

Njoftimi i policisë

Specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë referimin e materialeve në Prokurori dhe po punojnë intensivisht  për kapjen e shtetasit K.C., 41 vjeç banues në Peqin.

Ky shtetas, në Lagjen Xhami, në Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur disa herë me thikë shtetasin E.Sh., 61 vjeç banues në Peqin.

Shtetasi E.Sh, pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan, u dërgua për mjekim më të specializuar në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 279 të Kodit Penal.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura