Aksidenti i rëndë në Shijak/ Shkon në dy numri i viktimave, humb jetën edhe drejtuesi i automjetit tjetër (VIDEO)

Oct 10, 2019 | 18:02
SHPËRNDAJE

Ka shkuar në dy numri i viktimave, si pasojë e aksidentit të rëndë, ndodhur pasditen e sotme në Shijak.

Ngjarja ndodhi në zonën e Hardhishtës, ku janë përplasur përplasur dy automjete, tip Benz.

aksident ok

Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesit e të dy mjeteve, një 41-vjeçar me inicialet M.T., dhe një 44-vjeçar, me inicialet N.H. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Shijak/Informacion paraprak

Më datë 10.10.2019, rreth orës 16:00, në Hardhishtë, Shijak automjeti tip Benz me drejtues shtetasin M.T., 44 vjeç, banues në Durrës është përplasur me një automjet tjetër tip Benz me drejtues shtetasin N.H., 41 vjeç.
Për pasojë, kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura