Ministria e Shëndetësisë nxjerr shifrat: Një viktimë dhe 49 të infektuar me COVID në 24 orë në Shqipëri

May 14, 2021 | 17:02
SHPËRNDAJE

Një viktimë dhe 49 të infektuar me Covid-19 janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri. 

infektivipaciente (9)

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila theksoi se personi që humbi jetën ishte një qytetar, 71 vjeç, nga Berati.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2,964 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 49 qytetarë“, citohet nga njoftimi.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 6 raste në Pogradec, 4 raste në Shkodër, Devoll, Elbasan, 3 raste në Korçë, 2 raste në Vlorë, Mirditë, Gjirokastër, Sarandë, Gramsh, Skrapar, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Lushnje, Berat, Kolonjë, Finiq, Pustec.

Nga i njëjti burim, mësohet se në 24 orët e fundit janë shëruar 983 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 122,105 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 84 pacientë nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Statistika (14 Maj 2021)

Raste të reja ditore         49

Të shëruar në 24 orë      983

Të shtruar në spitale      84

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                2,964

Testime totale            671,495

Raste pozitive             131,939

Raste të shëruara        122,105

Raste Aktive                  7,407

Humbje jete                  2,427

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         5,905

Shkodër       266

Fier               179

Korçë            214

Gjirokastër   196

Durrës          117

Vlorë             147

Elbasan        116

Lezhë           101

Berat             82

Kukës           45

Dibër           39

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura