Atentat me armë zjarri në Vlorë, dy persona të vrarë brenda në makinë

Aug 18, 2022 | 9:56
SHPËRNDAJE

Nuk ka të ndaluar krimet në vend. Pas dy vrasjeve mbrëmjen e kaluar në Sarandë dhe Elbasan, një tjetër krim i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme (18 gusht), këtë herë në Vlorë, ku janë vrarë dy persona.

Viktimat mësohet se janë Shpati Lena dhe Hakim Xhezo, te dy persona me precedente penale.

Policia po heton ne pistat e hakmarrjes dhe prishjes se pazareve te droges.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën Fier-Vlorë, pranë nënkalimit të Panajasë, ndërsa korrespondenti i Panorama raporton se personat janë vrare brenda ne makine.

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.

Kujtojmë që nje dite me parë, Madrid Ulqinaku, u qëllua me disa plumba në momentin që po tentonte të hipte në automjetin e tij që ishte parkuar anës rrugës pranë stadiumit të Elbasanit.

Ndërsa dy vëllezër i morën jetën nga goditjet me thikë 41-vjeçarit Klodian Bakiaj, pas sherrit banal për një vend parkimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura