Lajme të mira për fundjavën/ Moti do të jetë favorizues për ata që synojnë bregdetin, ja sa do të shkojnë temperaturat

Aug 21, 2020 | 15:43
SHPËRNDAJE

Me sa duket fundjava do të jetë favorizuese për të gjithë ata që kanë menduar të shkojnë me pushime.

moti

Këtë e bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, ndërsa njofton se temperaturat do të shkojnë deri në 38 dhe 39 gradë celsius.

“Lajme të mira vijnë nga parashikimi i motit sa i përket dy ditëve që presim përpara. Të ndikuar nga kushte të qëndrueshme atmosferike moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin dhe ideal për ata të cilat kanë planifikuar pushime për këto dy ditë.

Temperaturat për shkak të masave ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut pritet të jenë të larta deri në 38-39°C kryesisht mesdita e ditës së Diel. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi 1-10m/s më tepër e ndjeshme nga orët e mesditës deri ato të pasdites përgjatë vijës bregdetare”, njofton SHMU.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura