Lajme të këqija për ata që kryejnë seks oral

Aug 29, 2020 | 19:51
SHPËRNDAJE

Kryerja e seksit oral mund të shkaktojë gjendjen e vaginozës bakteriale sepse mikrobet në gojë mund të shkatërrojnë ato që ndodhen natyrshëm në vaginë.

32453114-8669875-image-a-9_1598526916441

Një studim ka zbuluar se një bakter që zakonisht gjendet në gojë, i cili kontribuon në sëmundjen e mishit të dhëmbëve, është i lidhur me infeksionin në vendin intim.

Vaginoza bakteriale shkakton simptoma vetëm në gjysmën e grave që e marrin atë, por ato që shfaqin shenja ankohen për erë ‘peshku’ dhe shkarkim të pazakontë.

Shkencëtarët thonë se një grua mund të ketë më shumë gjasa të zhvillojë këtë gjendje, të njohur si BV, nëse bën seks oral të pambrojtur.

Bakteret e gojës janë zbuluar se ‘mbështesin’ rritjen e baktereve vaginale që shkaktojnë BV dhe të dy formojnë ‘marrëdhënie reciproke të dobishme’, thanë studiuesit.

Deri më tani nuk ishte njohur mbi atë se bakteret nga pjesë të tjera të trupit kontribuojnë në infeksion, por tani shkencëtarët thonë se duhet të bëhen studime për të parë nëse viruset nga penisi ose anusi mund ta shkaktojnë atë.

Shkencëtarët të udhëhequr nga Universiteti i Kalifornisë, San Diego, bënë hulumtimin dhe shikuan se si dy llojet e baktereve bashkëveprojnë me mostra të viruseve nga vaginat njerëzore, shkruan BBC.

Bakteret e gojës, të quajtura fusobacterium nucleatum, zakonisht nuk shkaktojnë ndonjë dëm, por mund të kontribuojnë në sëmundjen e njohur të mishit të dhëmbëve.

Dhe bakteret vaginale Gardnerella vaginalis tashmë dihet se shkaktojnë BV, kur ekuilibri i zakonshëm vaginal prishet.

Kur të dy bakteret bashkohen, ato në thelb punojnë së bashku për të shkaktuar infeksion të pakëndshëm, zbuluan studiuesit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura