Lajm i trishtë për kinematografinë/ Koronavirusi i merr jetën regjisorit të njohur

Nov 22, 2020 | 8:44
SHPËRNDAJE

Është ndarë nga jeta regjisori i njohur shqiptar, Muharrem Fejzo, i infektuar me koronavirusi.

auto_muharrem.1606029193

Prej disa ditësh, 87 vjeçari ishte shtruar në një spital në Itali prej dy javësh, por nuk ka arritur të mbijetojë. Lajmin e hidhur e ka njoftuar djali i tij, Joe Fejzo.

Lamtumirë babo. Pusho në paqe në krahët e të madhit Zot, e të gjithë të dashurve atje sipër. Më fal që nuk të përkëdhela dot, e s’të dhashë dot një gotë ujë, nuk meriton një ikje të tillë. Artisti ynë. Miku ynë. Babai i përgjëruar. Bashkëshorti i jetës”  shkruan ai.

fejzo

Muharrem Fejzo lindi në Kolonjë në vitin 1933. Fejzo bëri praktikë si sufler në Teatrin Popullor në Tiranë. Ai gjithashtu kreu studimet në degën e aktrimit dhe nga pasioni i madh që kishte për kinemanë, Muharrem Fejzo kontribuoi si grimier në disa nga filmat e parë shqiptarë. Vite më vonë u bë drejtori i Shtëpisë së Kulturës në qytetin e Kukësit.

Përpara se të realizonte filmin e tij të parë, “Montatorja” (1970), Fejzo punoi si asistent regjisor në dy filma artistikë, “Prita” (1968) të Mithat Fagut dhe “Njësiti Guerril” (1969) të Hysen Hakanit. Në vitin 1972 Muharrem Fejzo, së bashku me regjisorin Fehmi Hoshafi, realizoi filmin “Kapedani”, komedinë e parë që vazhdon të konsiderohet edhe sot si një nga kryeveprat e kinemasë shqiptare.

Gjatë karrierës së tij, regjisori Muharrem Fejzo realizoi mbi dhjetëra filma të tjerë, midis të cilëve mund të përmenden: Operacioni “zjarri” (1973) dhe “Mësonjtorja” (1979). Filmin e tij të fundit “Muri i gjallë”, Muharrem Fejzo e realizoi në vitin 1989.

Fejzo mbante titullin “Naim Frashëri” dhe “Mjeshtër i Madh”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura