Pamjet/ Zjarr në mjediset e spitalit “Covid 3” në QSUT, reagon policia

Nov 27, 2021 | 11:22
SHPËRNDAJE

Flakët e zjarrit përfshinë mjediset e spitalit “Covid3” në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në kryeqytet këtë të shtunë.

Zjarrfikësit që mbërritën në vendin e ngjarjes vunë në kontroll flakët.

Mësohet se në këtë spital nuk ka pacientë që po trajtohen.

Dyshimet e para janë që zjarri ka rënë në një zyrë të administratës për shkak të një ngrohëseje të ndezur.

Nga ngjarja nuk ka të lënduar dhe situata në këtë spital po i kthehet normalitetit.

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 27.11.2021, te spitali “Covid 3” ka rënë zjarr në një nga zyrat e administratës, ku ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura