Zbardhet ngjarja që tronditi mbrëmë Fierin, 32-vjeçarin e plagosi…

Apr 15, 2018 | 20:07
SHPËRNDAJE

Arbër Jakupi, 32 vjeç mbeti dje i plagosur në një lokal në Fier. Një ditë më parë u tha nga burimet zyrtare në një informacion paraprak se ai ishte qëlluar me armë zjarri, por sot, blutë e Fierit kanë saktësuar se ai është qëlluar me thikë nga kushëriri i tij.

Gjithashtu ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, por që nuk ka shkaktuar të lënduar. Policia po punon intensivisht për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

b962a688-6842-4f86-b15c-06e7fa89e7aa

Policia e Shtetit jep sot detajet e reja:

Fier

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mbeti i plagosur 32 vjeçari A.J.

Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Pas ngjarjes së ndodhur më datën 14.04.2018, rreth orës 21:25 në afërsi të Prefekturës Fier, ku mbeti i plagosur shtetasi A.J, 32 vjeç, banues në Fier, Policia e Fierit ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes.

Nga hetimet paraprake dhe nga informacionet e siguruara, dyshohet se shtetasi A.J, pasi është konfliktuar fizikisht në një lokal për motive të dobëta me shtetasit E.H.M, 25 vjeç dhe E.D.M, 25 vjeç, të dy banues në Patos (djem xhaxhallarësh), është qëlluar me thikë nga shtetasi E.H.M.

Gjithashtu njëri prej autorëve ka qëlluar edhe me armë zjarri pistolet në drejtim të shtetasit A.J por nuk ka pasur plagë të shkaktuara nga arma.

Policia po punon intensivisht për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga nenet 76/22/25 dhe 278/2 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura