“Po të donin më vrisnin te dera e shtëpisë”/ Zbardhet dëshmia e prokurorit Ndoja pas atentatit, ç’tha në spital: Pas drekës 2 orë në lokal…

Nov 2, 2019 | 8:47
SHPËRNDAJE

ndoj

Zbardhet dëshmia para efektivëve të policisë e prokurorit Arjan Ndoja.

Nga spitali ku ndodhet i plagosur, ai është shprehur ne deshmine e pare pas atentatit ne autostrade se pak para se ti benin prite, ka qene duke drekuar, raporton News24.

“Kam qenë duke drekuar në një restorant. Erdhi Muharremi dhe një tjetër e u ulën. Më pas u nizxëm drejt Tiranës. Po të donin më vrisnin kudo”.

Ai pretendon se ka shkuar fillimisht vetem ne lokal per te drekuar pasi kishte qene ne pune. Me pas tha ai ka mberritur ne lokal edhe Landi Muharremi, me te cilin ka konsumuar dreken per 2 ore dhe me pas kane vendosur te drejtoheshin per ne Tirane.

Ajo qe prokurori nuk ka pranuar te komentoje per atentatin ka qene pikerisht momenti i ngjarjes pasi sipas gazetares Klodiana Lala, ne nje raportim per News24, prokurori pretendon që s’ka arritur të fiksoje asgje se është trembur nga breshëria e plumbave.

Prokurori e mohon kategorikisht që të ketë qenë objektiv i sulmit. “S’kishte arsye për të mu adresuar në autostradë, mund të më qëllonin në derën e shtëpisë, në derën e punës, ska arsye të më qëllonin në autostradë”, ka thene prokurori, tha Lala.

Prokurori Ndoji ishte ulur ne vendin e pare te makines qe u qellua dhe ishte me xhama te zinj nga pas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura