“Lironi vëllezërit tanë”/ Pas arrestimeve, banorët e Unazës së Re te Drejtoria e Policisë, përplasje e tensione (FOTO)

Oct 10, 2019 | 11:09
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Banoret e Unazes se Re janë mbledhur përpara Drejtorise se Policise se Tiranes paraditen e sotme, pasi njoftuan se tre prej banoreve te kesaj zone jane arrestuar nga policia.

banoret duke tentuar te thyejne deren
banoret duke tentuar te thyejne deren

Ata po protestojne dhe therrasin “duam djemte tane”, “lironi vellezerit tane” perpara Drejtorisë së Policisë, ku nuk kane munguar as perplasjet e tensionet.

Në mbështetje të banorëve kane shkuar edhe ish deputetët e opozitës, Klevis Balliu e Endrit Braimllari. Me thirrjet “Lironi djemtë” “ Të gjithë për një qëllim” ata kanë depërtuar brenda oborrit të Policise dhe kane tentuar te hyjne brenda godines.

WhatsApp-Image-2019-10-10-at-11.01.151 WhatsApp-Image-2019-10-10-at-11.01.15

1570697449_tensione

Ish-deputeti Klevis Balliu u shpreh se protesta pasditen e sotme do te zhvillohet serish, por tha se sot nuk dihet sa do të zgjasë. Balliu akuzoi kryeministrin Rama për arrestimet.

“Janë arrestuar tre persona në mënyrë të paligjshme, anti kushtetuese, pasi nuk ka pasur asnjë përplasje dhe asnjë problem. Nuk ka asnjë ligj që ndalon të drejtën për të protestuar. Jeni i dezinformuar, pasi nuk është bllokim rruge, por protestë, këto janë në protestë, nuk ka lidhje bllokimi i rrugës.

balliu

Nuk do të dalë nipi i Spiro Kolekës që të rikthejë nenin 55, ata që janë arrestuar janë arrestuar kundërshtim të ligjit. Kur u ndaloi të drejtën për të protestuar, Spiro Kali. Ky provokim që u ka ardhur banorëve të Unazës mund të sjellë dhe cfarë do që të sjellë përplasje apo gjithcka tjetër erdhi gjithcka si shkak i provokimit të Ramës. Është Rama shkaktari që Rama është këtu. Banorët kishin 12 muaj në protestë pa asnjë incident, ndërsa ky i arrestoi, pasojat janë përgjegjësi e tij. Nuk e di cfarë do të ndodhë, por gjithcka ndodh është faji i tij. Përgjigja jonë ndaj bandave do të jetë e shpejtë e pamëshirshme.

Duhet dialog me banorët. Sot jemi në një moment kritik për hapjen e negociatave, ndërsa ky vjen dhe arreston njerëz të pafajshëm. Ky nuk merret me kushtet e Europës por do të hapë vizat me Serbinë. Do ta mbrojmë pluralizmin me gjak. U them policëve hapni sytë, pasi Rama është në ditët e fundit dhe ata që zbatojnë urdhrat do të mbajnë përgjegjësi. Sot protesta do të vijojë në 18:30 dhe nuk e di sa do të vijojë, do ta vendosin banorët” tha Balliu.

Ndersa Braimllari u shpreh:

Ka pasur një valë arrestimesh të pakuptimta të personave, të cilët vërtetë kanë më shumë se një vit që protestojnë për të mbrojtur pronën e tyre dhe shoqërohen dhe arrestohen nga policia në mënyrën më të turpshme. Ndërkohë ata të cilët vodhën mbi atë projekt, ata të cilët kalojnë në Parlament 13 milion euro për të marrë kredi për të shembur shtëpitë e banorëve janë ende të lirë.

Damian Gjiknuri bën karshillëk si Kryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Afrim Qendro rri nëpër zyrat e institucioneve lartë e poshtë dhe shijon pushimet nëpër resorte luksoze. Edi Rama bën show dhe tallet me qytetarët dhe nuk arrestohet.
Edi Rama dhe banda kriminale në pushtet bëjnë këto lëvizje thjesht për të trembur banorët e Unazës së Re. Këto bëhen thjesht për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e tjera të qeverisë së Ramës, por skandali tek Unaza e Re është skandali dhe vjedhja më e madhe që i ka ndodhur ndonjëherë këtij vendi ndaj Edi Rama nuk do ta ketë të lehtë të shpëtojë nga ky skandal sepse është i përfshirë drejtpërdrejtë ai dhe zyrtarët e partisë së tij.
Sot mesazhi që jep kjo qeveri është shumë i qartë. Banorët e thjeshtë, të cilët protestojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre janë në arrest, u bëhet presion, dhunohen, ndërkohë ministrave, kryeministri, drejtorëve të përgjithshëm, të cilët kërkojnë të vjedhin në kurriz të qytetarëve, në kurriz të këtyre banorëve janë ende të lirë.
Nuk mundet Edi Rama me kalimin në Parlament të disa ligjeve anti-kushtetues duke përdorur disa deputetë, të cilët shiten dhe blihen sipas interesave të tyre personal apo duke përdorur një Parlament ilegjitim të trembë qytetarët e këtij vendi.
Çdo vendim që ai Parlament ka marrë, qoftë mbi ligjin të dalë me 8 tetor është ilegjitim dhe ne do të marrim masat tona. Ajo çka është më e rëndësishme është që protesta do të vazhdojnë nëse Edi Rama ushtron presion mbi qytetarëve të këtij vendi.

VIDEO+EMRAT- Policia arreston 3 banorë të Unazës së Re, gratë mblidhen në rrugë për protestë

skender doda

Banoret e Unazes se Re thonë se jane shoqeruar ne polici disa nga zerat kryesore te protestes.

“Edhe ne keto momente policia eshte atje, ndersa grate po mblidhen tek vendi i protestes. Ftojme median te raportoje nga vendngjarja”, raporton PD.

Ky ne videon me poshte eshte momenti i arrestimit te Skender Dodes, publikuar nga PD.

Panorama meson se pervec Skender Dodes, eshte arrestuar edhe Gramoz Shehu dhe Ilir Katiraj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura