Pa kaluar ende 24 orë nga çmimi rekord i naftës, Bordi ndryshon sërish vendimin. Ja sa do shitet

Jun 18, 2022 | 14:21
SHPËRNDAJE

Pa kaluar ende 24 orë nga vendosja e një çmimi rekord të naftës në vend, që arriti në 265 lekë për litër, Bordi i Transparencës, në një veprim të pazakontë për të gjithë periudhën që ka përcaktuar çmimet, ka ndryshuar vendim dhe e ka ulur me katër lekë.

cmimi i naftes i vendosur me 17 qershor
cmimi i naftes i vendosur me 17 qershor

Këtë të shtunë, Bordi ka vendosur që nafta do të shitet me 261 lekë për litër.

Në njoftimin e datës 18 qershor, Bordi është kujdesur të dalë dhe me një sqarim ku thotë: “Te nderuar kolege per Sqarim: Ky eshte cmimi maksimal i shitjes, mbi kete cmim nuk mund te shesin, nen kete cmimin jane te lire pikat e karburanteve te shesin”.

NJOFTIMI I PLOTE

Bordi i Transparencës në datë 18 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 261 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 249 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 236 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 224 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
?Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 18 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

?Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

?Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura