U plagos rëndë në atentatin e Vlorës, djali i biznesmenit perfundon në pranga. Ja pse

Nov 28, 2017 | 20:03
SHPËRNDAJE

Ai ndodhet ne gjendje te rende ne spital pasi ka marre demtime te shumta ne kembe pas atentatit qe i bene nje dite me pare ne Vlorë.

Por policia sot njofton se ka prangosur Ines Hajrullan, pasi ne makinen ku i kishin vendosur tritol u gjet një armë zjarri pistoletë tip ”Glock”, me fishek në fole dhe 17 fishekë në krëhër.

ines hajrrulla

NJOFTIMI:

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga ana e Specialistëve të Seksionit kundër krimeve ndaj personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vendosjes së një sasie lënde eksplozive në automjetitin e shtetasit Inez Hajrulla, ku si pasojë e shpërthimit ky i fundit mbeti i plagosur në gjendje të rëndë, ju informojmë se

Gjatë kqyrjes së mjetit tip “Jeep” në pronësi të shtetasit Inez Hajrulla, mjet të cilit ju vendos dhe shpërtheu lënda eksplozive, në sedilien e shoferit grupi hetimor ka konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një çantë supi brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë tip ”Glock”, me fishek në fole dhe 17 fishekë në krëhër.

Në këto kushte Specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda në D.V.P.Vlorë, kanë bërë arrestimin e shtetasit Inez Hajrulla, 25 vjeç, banues në Vlorë.

I.Hajrulla është shtetas me precedentë të theksuar kriminal si edhe i dënuar më parë për disa vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit, vjedhje me dhunë dhe trafikim të mjeteve motorike.

Theksojmë se një vit më parë ky shtetas është arrestuar po për të njejtën vepër penale, atë të : ”Mbajtjes paleje të armëve luftarake dhe e municionit”. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura