U kap në hotel me një burrë, zbardhet dëshmia në Polici e ‘Zogut të Tiranës’: Gjithçka e bënim për…

Nov 25, 2019 | 10:02
SHPËRNDAJE

Zogu-683x450

Duke i mohuar akuzat e ngritura drejt tij, pas arrestimit nga policia si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucionit”, Hermes Nikaj në dëshminë e tij para hetuesve ka deklaruar se marrëdhëniet seksuale kryheshin me dëshirë.

“Agjë nuk e bënim për lekë e bënim me dëshirë. Nuk kam shfrytëzuar njeri për prostitucion, duke qenë se jam i njohur kisha shumë kontakte. Gjithcka ka ndodhur me dëshirën e vajzave. Vajzat nuk paguanin per te shkuar ne lokale, nuk quhet prostitucion”, ka thënë ai në Polici.

“Në kuadër të hetimeve, në ambientet e një hoteli në autostradën “Tiranë-Durrës“ janë arrestuar në flagrancë gjatë operacionit “Your Turn”, shtetasit H. N., 28 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucionit”. A. Gj., 47 vjeç, banues në Mamurras-Kurbin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”, tha Policia.

“Nga hetimet e deritanishme të kryera nga rezulton se shtetasi H. N., siguronte femra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë”, thanë blutë dje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura