Tërmeti i fortë trondit Maqedoninë e Veriut, lëkundjet u ndjenë edhe në Shqipëri. Ja sa ishte magnituda

Nov 11, 2020 | 7:29
SHPËRNDAJE

Maqedonia e Veriut është zgjuar sot nën një tërmet. Lëkundjet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës rihter janë regjistruar në orën 04:54 minuta dhe epiqendra ka qenë në fshatin Leunovo të Mavrovës.

termeti

Dridhjet e fuqishme janë ndjerë më shumë në rajonin e Tetovës, Gostivarit, Shkupit.

Tërmeti është ndjerë edhe në Shqipëri. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale dhe as njerëzore.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura