EMRI/ Ja kush është 28-vjeçari që mbeti i plagosur në Shijak, policia jep detajet

May 30, 2020 | 21:44
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Henri Isai, 28 vjeç ka mbetur i plagosur sonte pasi u qëllua me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në Shijak, në zonën e stadiumit. 

policia-naten-644x450

Policia raporton se në rrethana ende të paqarta ka mbetur i plagosur në këmbë 28 vjeçari, i cili fatmirësisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë, që po bëjnë krehjen e vendngjarjes dhe zonës për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Informacion paraprak

Më datë 30.05.2020, rreth orës 20:45, në Shijak, tek stadiumi, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Henri Isai, 28 vjeç, banues në Koxhas, Shijak, i cili aktualisht ndodhet në spitalin rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Forca të shumta të Komisariatit të Policisë Shijak dhe të DVP Durrës po krehin zonën për kapjen e autorit .

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura