Arkitektët japin alarmin: Teatri në gjendje të mjeruar, është rrezik për njerëzit. Veliaj: Hajdeni t’ua themi artistëve këtë

Jun 18, 2018 | 10:52
SHPËRNDAJE

Pas dëgjesës që ka zhvilluar disa ditë më parë me artistët për çështjen e Teatrit Kombëtar, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka mbledhur ditën e sotme arkitektë dhe urbanistë. Në fjalën e tij, kryebashkiaku tha se gjatë dëgjesës me artistët kishte më shumë konsensus nga sa ai priste. Më pas ai tha që aktorët të kenë dhe takime me inxhinierët.

Ndërkohë Agron Hysenlliu nga Drejtor i Instituti i Ndërtimit në deklaratën e tij tha se kjo ndërtesë është e papranueshme.

f60224ee-3a6b-4c3b-a494-cc4724be2495

Hysenlliu: I kemi thënë drejtorit ë teatrit, që të pezullojë aktivitetin. Duhet bërë ndërhyrje në 90% të objektit. Nuk mund ta ndërhymë dot që ta mbajmë në gjendje për ta mbajtur. Nga analiza që kemi bërë kemi dalë në përfundim se objekti është i papranueshëm.

Janë bllokuar dyert nga sistemi i ngrohjes, mund të vdesin njerëzit, kur mund të ketë një emergjencë. Në këtë ambient nuk ka fare  asnjë sistem për të shajtuar zjarrin, nuk ka ujë dhe as ambient për të mbajtur depozitat. Ne mendojmë që teatri është i papranueshëm, është jashtë çdo kushti teknik. Nuk ka ajrim të mjaftueshëm. Ky institucion është i pabanueshme, pjesa e prishjes apo e jo prishjes nuk na takon ne, por themi se aty nuk duhet të mos kryhet aktivitet, pasi nga dita në ditë mund të ndodh ndonjë gjë e papëlqyeshme. Objekti duhet të rrafshohet dhe të konceptohet siç duhet.

Veliaj shtoi se  inxhinierët duhet të kenë takime me aktorët.

“I besojmë verbërisht aktorëve, për artin dhe kulturën, ama duhet ta reciprokojmë besimin me ata që njohin kodet e ndërtimit dhe infrastrukturës së sigurt, jam i lumtur të mirëpres një ballafaqim, pasi secili duhet të dëgjojë në vetë të parë ekspertët, do tu lë një bashkëbisedim”, tha Veliaj.

Pas fjalës së institutit të ndërtimit, një ekspoze ka bërë dhe drejtori i Zjarrfikësve në Tiranë, ka thënë se kjo ndërtesë nuk është e përshtatshme, pasi zjarri mund ta përfshijë në çdo moment.

Veliaj: Çfarë mund të bëjmë nëse kemi shans për ti dhënë jetë të re institucionit, po bëhet e qartë dallimi mes institucionit dhe ndërtesës, duam të dy të kenë të njëjtin standard. Një nga bisedat që bëra me një aktor të shkëlqyer, më tha, kjo puna e zjarrit kështu është thënë gjithmonë, por kush pa ngjarjen se ndërtesa në Angli mori zjarr për herë të dytë pas rikonstruksionit, e bëri shkrumb e hi.

Më pas Veliaj ftoi dhe zjarrfikëset që të kenë një takim me artistët për të ballafaquar faktet.

Veliaj: Këto ditët e fundit jam bërë dhe unë i ndjeshëm se çfarë vlere sentimentale ka. Nuk mund të ketë ndonjë vlerë historike, as tallashi dhe as betoni por ka një vlerë sentimentale me objektin.  Edhe ju si inxhinierët të bëni një takim për të treguar ato që keni. Nuk është puna të bindnin të tjerët, por vetëm të tregojnë ato që janë.

Kreu i Shërbimit Zjarrfikës: Godina është jashtë çdo kushti teknik për mbrojtjen nga zjarri, duhet të ndalohet aktivitet

Godina aktuale e Teatrit Kombëtarë është tërësisht jashtë funksionit dhe nuk përmbush asnjë nga kushtet e mbrojtjes nga zjarri, duke u kthyer në një rrezik për jetën e vet aktorëve ashtu edhe të spektatorëve. Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Shkëlqim Goxhaj, duke folur sot në dëgjesën e organizuar nga Bashkia e Tiranës për projektin e ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar dhe rivitalizimin e zonës përreth tij, bëri një përmbledhje të të gjitha inspektimeve që ky shërbim ka bërë për disa vite me radhë në këtë godinë, duke theksuar se ajo nuk plotëson asnjë nga kushtet që kërkon ligji për sigurinë nga zjarri.

Shkelqim |Goxhaj, shefi i zjarrfikesve
Shkelqim |Goxhaj, shefi i zjarrfikesve

“Nga ana e sektorit të drejtorisë së shërbimit tonë janë bërë kontrolle të ndryshme në godinën e Teatrin Kombëtar ku janë vënë re shkelje të ndryshme e shumë të rënda për ekzistencën e godinës që për fat të keq janë ekzistente edhe në ditët e sotme. Kontrollet kanë filluar shumë kohë më parë . Nga raportet tona kemi që në  2001-2002 në këtë institucion nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Zjarrfikës në Ministrinë e Brendshme është lënë një akt – kontroll bllokimi për aktivitetin e këtij institucioni. Në këtë vit është kërkuar që ky institucion të bllokohet të mos vijojë më aktivitetin.

Pavarësisht kësaj, duke u nisur edhe nga marrëdhëniet ndërinstitcionale ky institucion ka vijuar aktivitetin por paralel me këto edhe inspektimet nga ana jonë nuk kanë munguar. Kemi bërë inspektime thelbësore dhe tërësisht të objektit në 2014 ku kemi lënë detyra për përmirësimin e situatës. Kanë vijuar edhe në kohët më pas, kemi bërë inspektimin e gjithë mbrojtjes nga zjarri ku vihen re mangësi të theksuar”, tha Goxhaj.

Ai renditi një sërë mangësish që në tërësinë e tyre konstatojnë rrezikun që mbart godina aktuale e Teatrit Kombëtar për shkak se nuk disponon shumicën e kushteve për mbrojtjen dhe evakuimin e njerëzve në rast të rënies së zjarrit.

“Rezervat ujore dhe pompat e furnizimit me ujë mungojnë. Sistemi i diktim sinjalizimit dhe shpëtimit nga zjarri mungon. Sistemi elektrik është jashtë kushteve teknike. Një shkëndijë elektrike mund të shkaktojë zjarr në gjithë godinën. Daljet e emergjencës thuajse mungojnë fare. Duhen minimalisht 6 dalje emergjente ndërkohë që funksionojnë një ose dy. Tavanet e objektit janë të pasigurta e të çara për qëndrimin e spektatorëve. Rrugët e kalimit janë jashtë kushteve teknike. Edhe në kushtet normale lëvizhshmëria është problematike. Nuk kemi sistem që të pastrojë ambientin nga tymrat. Mungon sistemi i aspirimit për rastet emergjencës.

Punishtja e përpunimit të drurit është jasdhtë kushteve teknike, nuk ka masa kundër zjarrit. Në kushtet ku jemi operohet me fikse zjarri dore 6 kg. Gjithashtu edhe sinjalistikat, tabelat e emergjencës thuajse mungojnë tërësisht”, theksoi Goxhaj.

Për të gjitha këto arsye, drejtori i Shërbimit Zjarrfikës këmbënguli se godina nga ana e plotësimit të kushteve dhe masave kundër zjarrit nuk duhet të funksionojë, pasi përbënë një rrezik permanent për komunitetin e artistëve që luajnë në skenë dhe spektatorët që i ndjekin shfaqjet e tyre. “Për mendimin tonë kjo godinë është jashtë funksionit megjithatë që kjo godinë të vazhdojë aktivitetin jemi përqendruar me fikëse dore, kur ka aktivitete kemi lënë në dispozicion një zjarrfikëse.

Në kushtet për mbrojtjen nga zjarri kjo godinë nuk duhet të funksionojë, është thënë 15-16 vite më parë. Mungon një perde antizjarr. Masat e mbrojtjes nga zjarri mendoj që është jashtë funksionit dhe në çdo moment është objekt që duhet të ndalojë aktivitetin”, u shpreh Goxhaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura