Skandali “McGonigal”, pranohet kërkesa e grupit të Alibeajt për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama në Kuvend

Jan 30, 2023 | 14:41
SHPËRNDAJE

Konferenca e Kryetarëve futi në kalendarin e punimeve të Kuvendit kërkesën për interpelancë urgjente të kërkuar nga grupimi demokrat i Enkelejd Alibeajt me kryeministrin Rama për skandalin McGonigal.

kryesia-e-kuvendi

Ndërkohë që në mbledhjen e sotme, përfaqësuesja e PD në Konferencën e Kryetarëve, Flutura Açka ka ngritur me forcë shqetësimin për mënyrën se si u mbyll seanca e shkuar duke shmangur kështu debatin për skandalin McGonigal.

Açka e quajti fashizëm Parlamentar atë që ndodhi në Kuvend.

“Po ndodh fashistizimi i Parlamentit. Në nuk jemi as prokurorë dhe as inkuizitorë por jemi mandatuar të kërkojmë llogari dhe mbyllja e seancës është shkelje e Rregullores së Parlamentit dhe Kushtetutës së Republikës”, – mësohet të ketë thënë deputetja demokrate.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura