Situata me koronavirusin, kryeministri Edi Rama del me reagimin e fortë. Ja mesazhi që ka

Feb 25, 2020 | 12:05
SHPËRNDAJE

rama

Kryeministri Edi Rama ka dalë me reagim pas atyre që po thuhen ditët e fundit në rrjetet sociale dhe në media për situatën me koronavirusin dhe pas frikës që ka kapur edhe qytetarët shqiptarë nga kjo sëmundje.

Në një postim në Twitter, Rama vendos në krye ata që i quan “politikanët e së keqes që duan kaos, rrëmujë, dëshpërim”, sipas tij, “në përpjekjen e dëshpëruar për të kthyer të shkuarën që i ka marrë me vete përgjithnjë!”.

“Koronavirusi nuk luftohet me politikë, as me gjithollogji dhe aq më pak me frikë dhe lëre pastaj me panik! Ne kemi qysh momentin e parë të shfaqjes së tij që përgatitemi, në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.Kemi bërë e po bëjmë çdo gjë sipas planit…”, shkruan Rama.

POSTIMI I PLOTE I EDI RAMA

Koronavirusi nuk luftohet me politikë, as me gjithollogji dhe aq më pak me frikë dhe lëre pastaj me panik! Ne kemi qysh momentin e parë të shfaqjes së tij që përgatitemi, në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.Kemi bërë e po bëjmë çdo gjë sipas planit…

Fatkeqësisht ky vend në çdo vështirësi a fatkeqësi natyrore ose emergjencë shëndetësore që shfaqet,duhet të përballet dhe me fatkeqësinë e tij të të madhe të kanaleve e portaleve ku lulëzon injoranca,ligësia,dembelizmi e grykësia e maskarallëkut që në këto raste bëhet çnjerëzor..

Dhe në krye të të tërë delenxhinjve e parazitëve që lëshohen mbi publikun në nevojë për informacion, kanë dalë përsëri, si gjithnjë, politikanët e së keqes që duan kaos, rrëmujë, dëshpërim, në përpjekjen e dëshpëruar për të kthyer të shkuarën që i ka marrë me vete përgjithnjë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura