EMRI/ Eksplozivi te hyrja e lokalit, ja kush është pronari. Dalin detajet e para

Sep 3, 2018 | 8:44
SHPËRNDAJE

Shpërthim tritoli në Lac. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 të qytetit, në afërsi të një lokali.

komisariati-policia-lac1

Nga te dhenat e para rezulton se tritoli eshte vendosur tek hyrja e lokalit te shtetasit, Llesh Buraku.

Policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Informacioni paraprak 

Më datë 03.09.2018, rreth orës 02:00, në lagjen Nr.4 në Laç, në derën e jashtme të lokalit ” Bar-Kafe” në pronesi të shtetasit Ll.B. ka shpërthyer një sasi lëndë eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet proçedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale ” Shkatërrim prone me eksploziv” parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura