Shpërthim me eksploziv në një makine të parkuar në Kamëz, dëmtohet edhe dyqani pranë mjetit

May 31, 2022 | 7:31
SHPËRNDAJE

Një shpërthim me eksploziv është regjistruar mëngjesin e sotëm në një automjet tip Audi Q7 në bulevardin “Nënë Tereza” në Kamëz.

Burime policore bëjnë me dije për Panorama.al se mjeti ka qenë i parkuar në momentin kur ka ndodhur shpërthimi.

Ndërkohë nga shpërthimi paraprakisht raportohet vetëm për dëme materiale në automjet dhe në xhamat e jashtëm të një dyqani pranë tij.

Njoftimi i policisë

Më datë 31.05.2022, në orën 01:00, në bulevardin “Nënë Tereza”, në automjetin tip “Audi Q7” dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar mjeti dhe xhamat e një biznesi afër mjetit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura