Shkon në 5 numri i viktimave nga koronavirusi në vend, vdes 49-vjeçari nga Tirana. MSH jep detajet

Mar 24, 2020 | 11:06
SHPËRNDAJE

Ka shkuar ne pese numri i personave qe kane humbur jeten ne vend nga koronavirusi.koronavirus-pacienti-karantina-infektivi-COVID19-Infektivi11

Lajmin e ka bere me dije sot Ministria e Shendetesise, e cila njoftoi se ka humbur jeten ne Infektiv nje pacient 49 vjecar nga Tirana.

 

Njoftimi i MSH

Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, 49 vjeç nga Tirana.

Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor të spitalit Infektiv, 49 vjecari nuk arriti të mbijetojë.

I ndjeri vuante nga diabeti mellitus dhe ishte prej 10 ditësh në terapi intensive.

Ministria e Shëndetëisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerit. Ju informojmë se, deri në këto momente kanë humbur jetën 5 persona të prekur nga COVID-19.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura