Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Kushtetueses, nuk justifikoi pasurinë

May 10, 2018 | 13:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë vendimin për Gjyqtarin e Kushtetueses, Fatmir Hoxha.

Sipas KPK, subjekti për rivlerësim gjyqtari Fatmir Hoxhaj, nuk është i përshtatshëm për të vijuar punën në Gjykatën Kushtetuese.

“Në përfundim të procesit, vendosi me shumicë votash shkarkimin e subjekti t Fatmir Hoxha”, ka thënë drejtuesja e seancës.

5b13faab-27ff-406c-8e62-4bda27872432

Hoxha ka qenë gjyqtar për shumë vite dhe ishte një n ndër subjekte rivlerësimit prioritar, ku KPK ka gjetur parregullsi në dosjen e tij.

Vendimi i plotë për Hoxhën do të zbardhet në ditët në vijim, për të mësuar dhe arsyen e shkarkimit të tij, por deri tani mësohet se gjyqtari nuk justifikon dot një aparament në Tiranë prej 112 metra kator.

c39e8e58-b7fa-4cb8-b8b1-a12749d86990

Gjyqtari i Kushtetueses në sitën e Vetingut, KPK: Nuk justifikon një apartament 145 mijë euro. Ja kur merret vendimi

Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese prej vitit 2011 përballet në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Hoxha është gjyqtari i pestë i Kushtetueses që përfshihet në procesin e vetingut, pas Besnik Ymerajt, Fatos Lulos, Vitore Tushës dhe Altina Xhoxhajt.

kpk1

Seanca e sotme nisi me nje apel te kryesueses se seances per mediat dhe te pranishmit e tjere ne salle, per te zbatuar me rigorozitet rregullat e mbledhjes. Gjyqtari ne seance eshte perfaqesuar nga avokati Julian Mertiti.

Gjatë shqyrtimit të pasurisë së gjyqtarit, Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit vuri theksin se një pasuri 112 m2 në Tiranë, e cila është blerë në shumën 145 mijë euro.

Sipas këtij komisioni blerja e apartamentit nuk justifikohet, pasi për të është deklaruar marrja e një kredie si i pastrehë në vlerën 5 milionë lekë dhe mungon justifikimi i pjesës së tjetër të shumës.

Por sipas avokatit te gjyqtarit Hoxha, klienti i tij ka marre borxh 28 mije euro nga kunati i tij per blerjen e ketij apartamenti. Kete shume, avokati thote se gjyqtari e ka deklaruar ne formularin e tij te pervitshem te pasurise.

Avokati theksoi gjithashtu se gjyqtari Hoxha ka jetuar ne apartamentin e blere edhe pse nuk kishte shlyer as 1/3 e vleres. “Kjo nuk eshte shkelje ligjore, por marreveshje mes gjyqtarit dhe firmes ndërtuese”, tha mbrojtësi i gjyqtarit të Kushtetueses.

Nje tjeter problematike e konstatuar ka qene pasuria e deklaruar ne vitin 2004, qe sipas KPK-se eshte me e madhe se te ardhurat e tij vjetore.

Avokati i gjyqtarit tha se shtesa ne pasuri ka ardhur prej parave qe i kane hedhur ne dasem. Per kete gjate hetimit administrativ, gjyqtari ka vene ne dispozicion te trupes gjyqesore edhe videot e dasmave, por qe kjo prove nuk eshte pranuar nga KPK-ja.

Ne fund komisioni vendosi qe te shpalle vendimin te enjten e 10 majit.

gjyqtari fatmir hoxha

Nga gjyqtaret e Kushtetueses, Ymeraj dha dorëheqjen nga sistemi gjyqësor, por u referua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në Prokurori, Fatos Lulo dhe Altina Xhoxhaj u shkarkuan nga detyra, ndërsa Vitore Tusha është e vetmja e konfirmuar në detyrë deri më tani.

kpk2

Fatmir Hoxha është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit të Tiranës në vitin 1991 dhe e ka filluar karrierën në gjyqësor në vitin 1993 si kryetar i Gjykatës së Pukës. Në vitet 1996-1998 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Apelin e Tiranës, ndërsa në vitet 2003-2008 ka mbajtur pozicionin e kryetarit në Gjykatën e Apelit të Shkodrës.

seanca

Prej qershorit të vitit 2011, Hoxha ushtron detyrën si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Fatmir Hoxha nga viti 2003, kur ka deklaruar pasurinë për herë të parë, deri në vitin 2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Hoxha zotëronte në vitin 2003 një pasuri familjare me vlerë 1.7 milionë lekë. Ndërsa në vitin 2017, pasuria e zotit Hoxha është rreth 23.2 milionë lekë ose 13 herë më e lartë.

Rritja e pasurisë familjare të zotit Hoxha vjen kryesisht nga blerja e një apartamenti në Tiranë në vitin 2011 për rreth 140 mijë euro. Sipas të dhënave të deklaruara prej tij në ILDKPKI, Hoxha ka ende borxhe të pashlyera për blerjen e kësaj pasurie.

Të ardhurat familjare të deklaruara nga zoti Hoxha vijnë kryesisht nga paga e tij si gjyqtar në masën 77.4 për qind, nga paga e bashkëshortes 13.7 për qind, nga shitja e një apartamenti në Shkodër dhe e një automjeti 5.9 për qind si dhe të ardhura nga interesa bankare në masën 2.9 për qind.

Të ardhurat totale për 15 vitet e deklarimit kapin vlerën e 29.4 milionë lekëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit dhe “flamujt e kuq’ që janë identifikuar gjatë kontrollit. Nga 14 deklarata të zotit Hoxha që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, njëra prej tyre rezulton me probleme me një shumë të pambuluar në vlerën e 1.9 milionë lekëve për blerjen e apartamentit në Tiranë në vitin 2011.

Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar në këtë analizë është edhe huaja ende e pashlyer me vlerë rreth 4.5 milionë lekë.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë  para fillimit të detyrës

Deklarata e pasurisë e vitit 2004  

Deklarata e pasurisë  e vitit 2005

Deklarata e pasurisë e vitit 2006

Deklarata e pasurisë e vitit 2007  

Deklarata e pasurisë e vitit 2008  

Deklarata e pasurisë e vitit 2009  

Deklarata e pasurisë e vitit 2010

Deklarata e pasurisë e vitit 2011

Deklarata e pasurisë e vitit 2012  

Deklarata e pasurisë e vitit 2013

Deklarata e pasurisë e vitit 2014  

Deklarata e pasurisë e vitit 2015  

Deklarata e pasurisë e vitit 2016  

Deklarata e pasurisë e vitit 2017

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura