EMRI/ Sherri me armë mes të rinjve në Tiranë që la 2 të plagosur, kapet i kërkuari

Dec 16, 2017 | 19:30
SHPËRNDAJE

Pas disa kohesh ne arrati u prangos nga policia i riu i kerkuar per sherrin me arme qe ndodhi me 11 korrik te ketij viti ne Tirane. Policia e Tiranes ben me dije se ka arrestuar 27-vjecarin Ali Mena, banues ne Tirane.

policia-tirane_1_3_14_0

Njoftimi i plote 

Shërbimet e Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

– Ali Mena, 27 vjeç, banues në Tiranë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë, pasi ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim nga ana e D.V.P.Tiranë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale të “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë dhe ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 78/1, 22, e 278/1 të Kodit Penal.

Më datë 11.07.2017, në rrugën ” Sabaudin Grabani” nga një konflikt i çastit midis shtetasve A.F. dhe E.F., me shtetasit Ali Mena e Xh.V., ka ngelur i plagosur me armë zjarri shtetasi Xh.V.

Ngjarja 

Krimi ndodhi rreth orës 23:30, në rrugën “Sabaudin Gabrani”, mes zonës së Kombinatit dhe ish-magazinave të “Misto Mames”, kur policia u njoftua në sallën e emergjencave për të shtëna me armë zjarri.

Në momentin që shërbimet e Komisariatit nr.6 mbërritën në vendin e ngjarjes, gjetën vetëm dy të plagosurit, Jurgen Shakri, 25 vjeç dhe Xhenis Vrapi, 27 vjeç, si dhe një automjet të braktisur.

Personat e tjerë të përfshirë në këtë konflikt dyshohet se ishin larguar me dy automjete të tjera.

Burimet thanë se menjëherë u transportuan drejt Spitalit të Traumës dy personat e plagosur me armë zjarri, të cilët pasi kanë marrë mjekimin e nevojshëm, janë marrë në pyetje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Por asnjëri prej tyre nuk dha shpjegime, duke tentuar fshehjen e rrethanave të ngjarjes dhe kanë refuzuar të bëjnë kallëzim për atë që kishte ndodhur. Burimet thanë se për këtë arsye ata janë arrestuar të dy, me akuzën e “moskallëzimit të krimit”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura