Sekuestrohet valutë, prangoset kambisti. I gjendet neuroparalizues elektroshok. Policia jep detajet

Dec 16, 2019 | 11:59
SHPËRNDAJE

Arrestohet nga policia nje kambist ne Pogradec, pasi ushtronte pa licencë aktivitetin e këmbimit valutor, nderkohe qe gjate kontrollit iu gjet nje aparat neuroparalizues, qe e mbante pa leje. 

euro

Policia ben me dije se ka sekuestruar sasi lekësh dhe valutë dhe arrestoi shtetasin A.X., 46 vjeç, banues në Pogradec.

NJOFTIMI 

Në vijim e zbatim të planit të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore” të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si edhe kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• A.X., 46 vjeç, banues në Pogradec.

Shtetasi i mësipërm u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.5, duke ushtruar aktivitetin e këmbimit valutor pa licencë, ku gjatë kontrollit fizik iu gjetën një sasi rreth 800.000 lekë (në dinarë maqedonas, dollarë, euro dhe lekë) një aparat neuroparalizues elektroshok dhe 2 celularë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura