Ruçi ndërpret seancën në Kuvend, thirrje Bashës: Mos e pengo Berishën të marrë fjalën

May 17, 2018 | 11:10
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kreu i PD, Lulzim Basha ka kërkuar sot që të flas në një kohë më shumë se çfarë ishte parashikuar në Kuvend, por kjo nuk është lejuar nga Kreu i Kuvendit  Gramoz Ruçi.

Pas shumë replikave dhe kërkesave të Ruçit, Basha kërkoi që të vijonte të fliste dhe tha se po tentohet që ti mbyllet goja opozitës.

Më pas Ruçi, nuk e lejoi të fliste edhe njoftoi ndërprerjen e seancës për 10 minuta, ndërsa Basha vijon fjalën e tij dhe e transmeton live në Facebook.

BASHA

Replikat

Ruçi mbyll mikrofonin pasi përfundon koha

Deputet e opozitës nisin protestat

Basha: Ju njoftoj se  që të ndiqni pjesën tjetër të deklaratës në Facebook, pjesën që shoku Gramoz nuk do që të dëgjohet.

Ruçi: Koha mbaroi ju lutem uluni në vend. Duhet të respektoni Kuvendin dhe folësit e tjerë, pasi nuk folët as për projekt ligjin. Nuk është për ta uzurpuar ju.

Basha: Dua kohë për procedurë

Ruçi: Dy minuta për procedurë

Basha: Gojën e opozitës nuk e mbyllni dot as ti, as Xahfaj dhe as Rama. Prandaj unë do vazhdojë deri në fund fjalën time. Dhe nëse ti më bllokon, unë do vijoj me mjetet që nuk i di as Sigurimi i Shtetit.

Ruçi: Nuk është në dorën time që të unë të ndërpres apo të lë të flasësh. Keni regjistruar 7 orë që flisni si opozitë. Kjo nuk është mbyllje goje por është zbatim i rregullave normale dhe parlament normal. Por nëse ju doni të vijoni ritualin tuaj, për t’ia treguar Sofjes se këtu nuk ka vend normal, atë herë vazhdoni. Ulu lutem lëreni zotin Berisha që të flas se ai është i dyti pas jush. Ndërpritet seanca.

“Nuk ka seancë të qetë pa dorëheqjen e Xhafës”, çfarë pritet të ndodhë sot pa praninë e Ramës

Opozita nga protesta e djeshme lajmëroi se seanca sot nuk do të jetë  e qetë, pasi ata sërish do të kërkonin dorëheqjen e Xhafës.

“Nuk ka seancë të qetë pa dorëheqjen e ministrit  Xhafaj”, ka qenë kjo thirrja e PD, ditët e fundit.

kuvend

Por sot mësohet se në seancë do të mungojë kryeministri Edi Rama dhe Kreu i Kuvendin Gramoz Ruçi.

Edi Rama sot ndodhet në Sofje pasi zhvillohet samiti për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa kreu i Kuvendit është gjithashtu në një vizitë zyrtare jashtë vendit.

Nga kampi opozitar, kryetari Basha është kthyer nga angazhimet ndëkombëtare dhe do të jetë i pranishëm në seancë.

Por mungesat nga qeveria mund të zbehin dhe debatin e fortë sot në Kuvend, pasi siç edhe kemi parë dhe herët e tjera debati ndodhë mes kryeministrit dhe kreut të opozitës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura