Raporti i Dhomës amerikane të Tregtisë, reagon ambasadorja Yuri Kim: Gjykata të pastra dhe ndjekja e vazhdueshme ligjore e korrupsionit do të tërheqë më shumë investime

Sep 8, 2021 | 14:32
SHPËRNDAJE

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, ka reaguar pas publikimit të raportit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, që tregonte për një rënie të besimit të biznesit në Shqipëri edhe për vitin 2020.

yuri kim

Diplomatja amerikane thotë në postimin e saj se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë ndërmjet shtetit ligjor dhe biznesit.

Ky është viti i dytë me rënie të Indeksit pas asaj të vitit 2019 kur rënia e besimit ishte 5 për qind. Në studim thuhet se Indeksi i Besimit në vitin 2018 ishte 43.16 për qind, ndërsa tani është 37.6 për qind. Ky është niveli më i ulët i Indeksit të Besimit që nga viti 2012, kur nisi kjo matje e përvitshme e cilësisë së klimës së bizmesit nga Dhoma Amerikane e Tregtisë për anëtarët e saj, aktualisht 220 kompani vendase dhe shumëkombëshe.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim e vendos theksin tek domosdoshmëria e një gjyqtari të “pastër” dhe vijimin e ndjekjes ligjore të korrupsionit, që “do të tërheqë më shumë investime amerikane dhe do t’u japë shqiptarëve një mundësi të mirë për të përparuar

 

Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë ndërmjet shtetit ligjor dhe biznesit.

Rregulla të qarta (përfshirë zgjidhjen përfundimtare të të drejtave të pronësisë), gjykata të pastra dhe ndjekja e vazhdueshme ligjore e korrupsionit do të tërheqë më shumë investime amerikane dhe do t’u japë shqiptarëve një mundësi të mirë për të përparuar”, shkruan ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim në Twitter.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura