Rama tjetër paralajmërim për mediat: Mos na detyroni të bëjmë atë që nuk ua rrok dot imagjinata

Dec 2, 2019 | 12:44
SHPËRNDAJE

rama4

“Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni”. Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sërish mediat sot dhe u ka bërë thirrje gazetarëve dhe moderatorëve “menaxhoni debatet dhe ndaloni klithmat nëpër studiot tv dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat”.

“Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!”, shkruan kryeministri në Twitter.

POSTIMI I PLOTE I KRYEMINISTRIT RAMA

Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni! Menaxhoni debatet dhe ndaloni klithmat nëpër studiot tv dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat! Kontribuoni për të kanalizuar energjinë e jashtëzakonshme të solidaritetit mbarëshqiptar!

Gjatë periudhës së gjendjes së jashtzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!

rama tjeter paralajmerim

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura