Rama reagon pas deklaratës së Presidentit, nuk e kursen ironinë: Jo kosh karavidhesh pa din as iman

Jul 16, 2020 | 13:59
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer pergjigje te prere Presidentit te vendit, Ilir Meta, i cili theksoi vetem pak me pare se ndryshimi i sistemit behet vetem me referendum.Meta-Rama-shkarkimi-shqiponja1

Me nje shenim ne Twitter, Rama thekson se “Askund nuk bëhet referendum për këto çështje”.

Duke theksuar se ‘as sistemi s’do ndryshojë,as koalicionet s’do ndalohen’, Rama ka deklaruar se “listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me ligj, me zakon e me karton!”.

Nderkohe qe ne pergjigje te Metes per ceshtjen e modelit, ku presidenti theksoi se “nuk do zgjedhim asnje model lindor”, Rama ka garantuar se modeli do te jete gjerman, duke mos e kursyer ironine. “Modeli i ri do të jetë gjerman e plotësisht europian, koalicion tamam, me zë, figura e program,jo kosh karavidhesh pa din as iman”.

Reagimi i Rames

IM thotë ndryshimi i sistemit,heqja e koalicioneve,hapja e listave bëhen vetëm me referendum!Askund nuk bëhet referendum për këto çështje. Ndërsa këtu as sistemi s’do ndryshojë,as koalicionet s’do ndalohen,po listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me ligj, me zakon e me karton!

Sa për modelin lindor, modeli i koalicionit që kemi s’është as perëndimor,as jugor,as verior dhe prandaj nuk gjendet askund në lindje a në perëndirm! Modeli i ri do të jetë gjerman e plotësisht europian, koalicion tamam, me zë, figura e program,jo kosh karavidhesh pa din as iman!

 

1

ram1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura