Punonjësja u infektua nga i afërmi i saj, mbyllet Hipoteka. Ja detajet e reja

Mar 24, 2020 | 14:38
SHPËRNDAJE

drejtoria korceNjë punonjëse e Agjencisë së Kadastrës së Korçës është zbuluar si e infektuar nga virusi COVID-19, çka ka detyruar të gjithë punonjësit e kësaj drejtorie të vetë-karantinohen.

Testi i saj u krye pasi një prej familjarëve të saj, pas egzaminimit rezultoi se ishte i prekur me koronavirus. Në zbatim të protokolleve mjekësore të miratuara, testit ju nënshtruan edhe familjarët e qytetarit në fjalë, përfshirë dhe punonjësen e Hipotekës.

Korrespondentja e Panorama në Korçë bën të ditur se kjo drejtori ka mbyllur zyrat dhe ka dërguar punonjësit në shtëpi.

Për pasojë edhe pjesa tjetër e stafit është futur në karantinë për të penguar përhapjen e koronavirusit.

Zyra e Hipotekës mësohet se do të pranojë aplikimet dhe dokumentacioneve vetëm online nëpër mjet e-Albania.

administrat-f-770x433

NJOFTIMI I PLOTE NGA KORÇA

Të nderuar qytetarë, me keqardhje ju njoftojmë se një prej familjarëve të një prej punonjëseve të Drejtorisë Rajonale Korçë, pas egzaminimit rezultoi pozitive në testin e virusit Covid 19. Në zbatim të protokolleve mjekësore të miratuara, testit ju nënshtruan edhe familjarët e qytetarit në fjalë, përfshirë dhe punonjësen tonë. Meqenëse edhe ajo rezultoi pozitive në këtë test, aktualisht i është nënshtruar procedurës mjekësore të vetëizolimit në familje.

Nga ana jonë, në zbatim të protokolleve mjekësore, u mor vendimi për t’ia nënshtruar vetëizolimit të gjithë punonjësit e asaj Drejtorie Rajonale, gjë e cila ka filluar të aplikohet që prej ditës së djeshme.
Për këtë arsye nga dita e sotme dhe deri në një njoftim të dytë, Drejtoria Rajonale Korçë do të jetë jofunksionale.

Do të jemi vazhdimisht në kontakt me strukturat përgjegjëse shëndetësore, për të ndjekur ecurinë e mëtejshme të stafit.

Duke ju kërkuar ndjesë qytetarëve, bashkarisht i urojmë punonjëses tonë shërim të shpejtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura