“Është një turp”- Presidenti Meta mesazh live ambasadores Yuri Kim: Mos merr më në mbrojtje Edi Ramën, nëse do dil bëj fushatë me të!

Apr 23, 2021 | 22:25
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka dërguar një mesazh live nga emisioni “Çim Peka Live”, ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, duke i thënë që të mos e marrë më në mbrojtje kryeministrin Edi Rama.

meta yuri kimmm

Kjo deklaratë e Metës ka ardhur pas mesazhit që ambasadorja amerikane, Yuri Kim i  ka dërguar në telefon ku i ka kërkuar që të mos përmendë më cfurqet.

Kreu i Shtetit i ka kërkuar ambasadores që të mos ndërhyjë më punët e brendshme te Shqipërisë ne mënyrë të njëanshme.

Presidenti Meta: Tani live sapo me shkruajti Ambasadorja Yuri Kim për te mos përmendur me cfurqet. I them Ambasadores amerikane live qe te mos marre me ne mbrojtje Edi Ramen. Meqe me dërgoi live sms i them Ambasadores Amerikane mos e mbështet me Edi Ramen.

Meqë jam transparent po ju them edhe nje fakt qe Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvoranin. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës.

E përqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll ndërhyre ne punët e brendshme te Shqipërisë ne këtë mënyrë te njëanshme.

Deklarata e Yuri Kim është një turp dhe e ftoj Ambasadoren te vije tani live ne studio bashke me Edi Ramën te ballafaqohemi para shqiptareve. Ose të gjejë kush ia ka përkthyer gabim ato që kam thënë unë ose të pranojë se është këtu si përfaqësuese e lobeve të caktuara dhe jo si përfaqësuese e SHBA, që janë për zgjedhje të lira dhe demokratike dhe Shqipëria si vendi NATO-s të jetë një vend me kredenciale demokratike.

Edhe sikur ajo të japi leje dhe kushdo tjetër ne do t’i mbrojmë zgjedhjet dhe nëse ajo dëshiron që të dalë me Ramën në podium, të dali dhe të bëjë fushatë për Edi Ramën. Ne jemi me popullin e Shqipërisë që të japi verdiktin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura