Policia kap ‘mat’ brenda një makine 52-vjeçarin në Tiranë, po tentonte të…

Jan 24, 2020 | 11:07
SHPËRNDAJE

policia-tiranes6-933x445-770x367

Pas grabitjes në zonën e Komunës së Parisit, një tjetër person është kapur në flagrancë teksa tentonte të grabiste brenda një makinë në një tjetër zonë në Tiranë.

“Nga shërbimet e Komisariatit Nr. 3, falë bashkëpunimit me qytetarët dhe reagimit të shpejtë u arrestua në flagrancë shtetasi D. H., 52 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në tentativë për të vjedhur në mjetin e shtetasit A. L., në rrugën “Nikolla Jorga”, Tiranë.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Tiranës”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura