Plas sherri mes kushërinjve, rrihen dhe i vënë zjarrin një biznesi, policia jep detajet

May 14, 2020 | 9:51
SHPËRNDAJE

Kercet sherri mes kusherinjve ne Durres. Policia ka vene ne pranga dy kusherinj dhe ka proceduar dy vellezer, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

“Këta shtetas, pas një konflikti për motive pronësie, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit dhe pas konfliktit shtetasi Sh. V. i ka vënë zjarrin një baze ushqimore për blegtorinë, në pronësi të xhaxhait të tij, shtetasit S. V”- njofton policia.Policia-Durres-2_15

NJOFTIMI 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, falë reagimit në kohë kanë parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes disa familjarëve, duke arrestuar në flagrancë shtetasit:

Sh. V., 40 vjeç dhe D. V., 29 vjeç, banues në Krujë (kushërinj).

Si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

N. V., 69 vjeç dhe S. V., 66 vjeç, banues në Krujë (vëllezër).

Këta shtetas, pas një konflikti për motive pronësie, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit dhe pas konfliktit shtetasi Sh. V. i ka vënë zjarrin një baze ushqimore për blegtorinë, në pronësi të xhaxhait të tij, shtetasit S. V.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura