EMRAT/ Plagosje në Tiranë, qëllohet me thikë pas shpine një person. Policia vë në pranga autorin

Mar 29, 2023 | 21:59
SHPËRNDAJE

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.

-640-0-1663525936xskene-krimi-122

Burime bëjnë me dije për gazetarin e Panorama TV, Ervin Leka se Arlin Beta ka qëlluar me thikë në shpinë 19-vjeçarin Erius Tuçe.

Ky i fundit është dërguar në spital ku aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve ndërkohë që autori është vënë në prangat e policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura