Detajet/ Plagosi me thikë 59-vjeçarin, si u kap pak pas ngjarjes i riu në Durrës

Aug 14, 2019 | 12:32
SHPËRNDAJE

Një plagosje me kacavidë ka ndodhur para pak minutash në qendër të qytetit të Durrësit.

Policia Durres 2_15

I plagosuri është dërguar në Urgjencë dhe është futur në sallën e operacionit.

Burimet thanë se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin. Nuk dihet shkaku i konfliktit që coi në përdorimin e armëve të ftohta.

Njoftimi i Policisë Durrës

Plagos me mjet prerës një shtetas, por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë Rrugore Durrës vihet në pranga autori i dyshuar.

Më datë 14.08.2019, në lagjen Nr.12, shtetasi M.P. 19 vjeç, banues në Durrës , ka plagosur me një mjet prerës (thikë) shtetasin Q.Xh., 59 vjeç, banues në Durrës.

Policia Rrugore që ishte me shërbim në atë zonë është vënë menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar ku brenda një kohe të shkurtër bënë të mundur kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes .

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura