EMRAT/ Dalin detajet nga plagosja në Ksamil, bariu qëlloi me çifte 73-vjeçarin pasi iu duk si…

Dec 3, 2019 | 12:23
SHPËRNDAJE

policia-sarande

73-vjeçari, Shyqyri Saliaj është personi i cili u qëllua me armë gjahu sot dhe mbeti i plagosur. 

I moshuari është plagosur aksidentalisht nga bariu Xhevahir Mema pasi ky i fundit dyshohet se ka ngaterruar objektiv.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen nr.2 Sarandë pranë vendit të quajtur “Antenat”, shtetasi Xh.M., 63 vjeç, banues në Ksamil, ka plagosur me armë gjahu “çifte” shtetasin Sh.S., 63 vjeç, banues në Ksamil.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht pasi shtetasi Xh.M ka menduar se ka patur përballë kafshë të egër.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura