Lista me të “shënjestruarit”/ Operacioni i SPAK me 32 urdhër arreste, mes tyre edhe Suel Çela dhe Ervis Martinaj. Deri tani 10 të arrestuar

May 19, 2022 | 10:02
SHPËRNDAJE

Dalin detaje të reja nga operacioni i Prokurorisë së Posaçme SPAK, që ka lëshuar në total 32 urdhër arreste për persona me rekorde kriminale.

Panorama” mëson se mes tyre, urdhërarrest janë lëshuar edhe ndaj Suel Çelës dhe Ervis Martinajn. Ervis Martinaj është një personazh i shumëpërfolur i botës së krimit e një nga personat e përfshirë në masakrën e ish Bllokut disa vite me pare me nje te vdekur e disa te plagosur.

Sipas burimeve, deri me tani jane te pakten 10 te arrestuar. Por nuk eshte konfirmuar arrestimi i Suel Çelës.

SPAK ka lëshuar urdhër arrest edhe ndaj Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish kryebashkiakut socialist të Elbasanit, Qazim Sejdini. Sanxhaktari ndodhet aktualisht në burg, por prokuroria ka ngritur akuza të tjera ndaj tij.

Urdher arrest mesohet se eshte leshuar edhe ndaj shtetasit Kamer Mehja.

Urdhërarrestet janë lëshuar pas rrëfimit që ka bërë Nuredin Dumani, një nga të shumërkuarit që u arrestua disa muaj më parë pasi i shpëtoi një atentati me armë zjarri ku mbeti dhe i plagosur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura