EMRI/ Operacion policor në Kurbin, ka të arrestuar. Detajet e para

May 28, 2022 | 9:41
SHPËRNDAJE

Policia e Kurbinit në operacionin e kodruar “Light” ka arrestuar shtetasin Ylli Tafa, pasi akuzohet se kishte përshtatur banesën për tharjen e bimëve narkotike që rezultuan 57 kg si dhe u gjetën edhe 100 bimë të kultivuara në pronën e tij.

Policia tha se gjatë kontrollit të ushtruar brenda banesës së 29-vjeçarit që e kishte përshtatur si magazinë, u sekuestruan 57 kg bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të grira e të vendosura në proces tharjeje.

Në vijim të kontrollit u sekuestruan edhe 100 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u gjetën të kultivuara në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit Ylli Tafa.

Njoftimi nga Policia Kurbin

Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Light”, si rezultat i të cilit goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të hapura dhe të mbyllura.

Sekuestrohen 57 kg bimë të dyshuara narkotike, të grira e të vendosura në proces tharjeje brenda një banese si dhe 100 bimë të dyshuara narkotike, të kultivuara jashtë saj.

Vihet në pranga pronari i banesës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të hapura dhe të mbyllura, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, pas një hetimi proaktiv disajavor, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor antikanabis të koduar “Light”, si rezultat i të cilit është goditur një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të hapura dhe të mbyllura, si dhe është arrestuar në flagrancë shtetasi:

-Y. T., 29 vjeç, banues në lagjen “Drita”, Mamurras, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit të ushtruar brenda banesës së 29-vjeçarit që e kishte përshtatur si magazinë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 57 kg bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të grira e të vendosura në proces tharjeje. Në vijim të kontrollit u sekuestruan edhe 100 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u gjetën të kultivuara në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit Y. T.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura