Oficerët gjyqësorë zbarkojnë në PD, marrin audiopërgjimin e Agron Xhafajt. Ja kush e firmosi urdhrin

May 15, 2018 | 10:12
SHPËRNDAJE

Në selinë e PD kanë zbarkuar oficerët e policisë gjyqësore për të marrë audiopërgjimin e publikuar të hënën nga tre zyrtarët demokratë, ku dilte emri i vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agronit, i cili fliste me një person që quhej bashkëpunëtori X për një cështje trafiku droge.

agron xhafaj fatmir xhafaj

Por pak ore pas publikimit te kesaj audioje, Agron Xhafaj permes avokatit te tij depozitoi ne Prokurori nje kallezim penal per 3 zyrtaret e PD, pasi pretendonte se ata kane sajuar prova dhe se ne audio nuk eshte aspak zeri i tij.

Burime te Panorama bejne te ditur se kerkesa per te sekuestruar audio pergjimin eshte firmosur nag drejtuesja e Prokurorise se Krimeve te Renda, Donika Prela.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura