Ngjarje e rëndë/ Vritet me armë zjarri një 34-vjeçar dhe hidhet në kanal- EMRI

Oct 2, 2019 | 16:44
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mirditë, ku një 34 vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri, i hedhur në një kanal. Policia ka bërë me dije se në fshatin Zall Xhuxhë në Fan – Mirditë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Eri Zefi 34 vjeç, banues në Kurbin.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë në mbështetje edhe nga forcat policore të Drejtorisë, po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.

policia 3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura