EMRAT/ Nga ‘Vrasje me paramendim’ te ‘Grupi i strukturuar kriminal’, OFL ‘ultimatum’ tre të fortëve të Vlorës

Jul 16, 2020 | 11:50
SHPËRNDAJE

ofl pa syzeOperacioni Forca e Ligjit i ka dërguar sot një ‘ultimatum’ tre të fortëve të qytetit të Vlorës, të cilët janë dërguar për vepra të rënda penale si, “Vrasje me paramendim, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike.

‘Lupës’ së kontrollit pasuror të OFL-së do t’i nënshtrohen “Real Osmani, Elidon dhe Aleksandër Bojko”.

Të tre këta individë kanë 48 orë kohë për të justifikuar burimin e pasurisë, materiale të cilat do t’i dërgohen për hetim të specializuar SPAK.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”, thekson OFL.

 Njoftimi i plotë i OFL

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Real Osmani, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë;

Elidon Bojko
, banues në Vlorë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”;

Aleksandër Bojko, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura