Ndërron jetë pacientja 81-vjeçare e shtruar te Infektivi. Ministria e Shëndetësisë sqaron shkaqet

Jun 10, 2020 | 11:38
SHPËRNDAJE

Një 81-vjeçare, e shtruar te Spitali Infektiv, ka ndërruar jetë ditën e sotme.

E moshuara ishte e infektuar me koronavirus, por Ministria e Shëndetësisë sqaron se ajo ishte asimptomatike dhe se nuk humbi jetën nga COVID-19.

INFEKTIVIKORONA

81 vjeçarja ishte asimptomatike, ndërsa ndërroi jetë nga insuficienca e disa organeve.

“E moshuara vuante dhe nga Insuficience multiorganore kronike të dekompensuar (kardiake, renale, metabolike, diabet insulinovartes), bartëse e sars cov2, por pa simptoma”, sqaron Ministria.

Vendi shënoi sot një numër rekord rastesh të reja, 42, shifra më  e larët e regjistruar në 24 orë që prej fillimit të pandemisë, duke e çuar numrin total të të prekurve në 1341 persona.

34 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në vend.

Njoftimi i Ministrisë:

Nuk ka vdekje nga COVID19, 81 vjeçarja ishte asimptomatike, ndërroi jetë nga insuficienca e disa organeve

Ministria e Shëndetësisë informon se, referuar shërbimit infektiv, një 81 vjeçare ka ndërruar jetë nga insuficienca multiorganore. E moshuara, sipas këtij shërbimi, ishte asimptomatike për Covid19.

81-vjeçarja vuante dhe nga Insuficience multiorganore kronike të dekompensuar (kardiake, renale, metabolike, diabet insulinovartes), bartëse e sars cov2, por pa simptoma.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura