Ministria e Shëndetësisë tregon si paraqitet gjendja në spitalet COVID, sa persona janë në terapi intensive dhe të intubuar

Aug 11, 2020 | 16:06
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë njofton se 124 paciente janë të shtruar aktualisht në spitalet COVID, 18 në terapi intensive dhe katër të intubuar.

“Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar. 

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse”, njofton Ministria e Shendetesise.

Referuar perditesimit te te dhenave te 24 oreve te fundit u be e ditur se kane rezultuar pozitive 140 persona, ndersa 5 paciente kane humbur betejen me COVID-19. Keshtu numri i personave te infektuar qe nga fillimi i pandemise llogaritet 6676, ndersa 205 persona kane humbur jeten.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura