VIDEO/ Me shpejtësi “skëterrë”, publikohen pamjet kur “BMW”-ja “fluturon” mbi digën e Liqenit Artificial! Veliaj: Dënim maksimal për shoferin

Aug 22, 2023 | 14:54
SHPËRNDAJE

Janë publikuar pamjet e aksidentit të frikshëm të ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë, ku një i ri teksa ecte me një shpejtësi jashtëzakonisht të lartë ka “fluturuar” mbi digen e Liqenit Artificial.

Pamjet janë bërë publike nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka kërkuar dënimin maksimal të shoferit të makinës X6, i cili rrezikoi jetën e qytetarëve.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj apelon për respektim të rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve.

“Tani çdo gjë është kthyer në normalitet, por shpejtësia skëterrë e shoferit (jo e makinës – sepse makina s’ka vendimarrje në çmenduri) që përfundoi mbi digën e Liqenit, rrezikon qytetarët, por edhe vetë të lojturin që veç bordura e shpëtoi nga mbytja në Liqen!

Bashkë me Policinë e Shtetit, kemi mbledhur provat dhe do të kërkojmë dënimin maksimal për shoferin tashmë në kërkim – zero tolerancë për kërcënuesit e jetës dhe bashkëjetesës në qytet,” shkruan Veliaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura