VIDEO/ Me kanatiere dhe të shkurtra arrestohet autori i plagosjes me thikë të dy personave në Kavajë

Sep 22, 2020 | 9:00
SHPËRNDAJE

Një javë pasi plagosi dy persona me thikë, policia ka vënë në pranga 45-vjeçarin nga Kavaja. Me kanatiere dhe të shkurtra, autori është arrestuar në ambientet e shtëpisë.

Policia bën të ditur se 45-vjeçari akuzohet për “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

“Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 16.09.2020, në një lokal, ku mbetën të dëmtuar me mjet prerës (thikë) dy shtetas.

Ndalohet 45-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, menjëherë pas njoftimit se në Kavajë, në ambientet e një lokali po konfliktoheshin disa shtetas dhe për pasojë dy prej tyre ishin plagosur me mjet prerës (thikë), menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen a autorit.

Si rezultat e një pune të pandërprerë për kapjen e tij, nga shërbimet e Policisë Kavajë u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit R.  A., 45 vjeç, banues në Kavajë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Si ka ndodhur ngjarja

Ky shtetas, më datë 16.09.2020, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë shtetasin B. Ç. dhe pronarin e lokalit shtetasin M. A., i cili ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura